Si kompani e re dhe dinamike, që nga viti 2008 kemi qenë të përkushtuar plotësisht te rrjeti i telekomunikacioneve në Zvicër dhe që nga atëherë në vazhdimësi jemi specializuar në veprimtaritë përkatëse, duke e zgjeruar gjithnjë e më shumë gamën e shërbimeve tona. Synimi ynë është që të luajmë një rol aktiv në ndërtimin e rrjeteve të telekomunikacionit në Zvicër dhe për të vënë themelet e komunikimit të sotshëm e të ardhshëm. Sot ne ofrojmë të gjitha shërbimet që përfshihen në një rrjet telekomunikacioni, nga studimi paraprak e deri te mirëmbajtja e tij. Ne, shquhemi, mbi të gjitha, për shërbimet e kombinuara në fushat e inxhinierisë civile, teknologjisë dhe inxhinierisë dhe për shkallën e lartë të specializimit në rrjetet FTTx.
Që nga themelimi kompania jonë ka shënuar rritje të vazhdueshme, ndërsa aktualisht ka të angazhuar në punë 200 specialistë, të cilët punojnë për klientët tanë në Zvicër në 6 lokacione.
MultiNet Communication është zgjedhja e parë e zgjidhjeve të integruara në sistemet zvicerane të telekomunikacionit. Si ofrues i shërbimeve më të mira, jemi pionierë në shërbimet e kombinuara të inxhinierisë, ndërtimit të rrjetit dhe shërbimeve teknike.
Puna jonë mbështetet gjithmonë në kulturën e korporatës sonë, respektivisht vlerat e praktikuara dhe të mirënjohura dhe mbi standardet qëllimet që përcaktojnë sjelljen njerëzore në çdo aktivitet brenda kompanisë sonë.
Ne sillemi ashtu siç duam që të tjerët të silleshin me ne. Ne, kultivojmë qëndrime që mbështeten në respekt, ndihmë dhe edukatë.
Komunikojmë hapur dhe me ndershmëri. Nëpërmjet besimit dhe besueshmërisë, ne përpiqemi fort që klienti ynë të jetë shumë i kënaqur.
Pavarësia jonë garanton shkallën më të mundshme të autonomisë në vendimmarrje, dhe na jep mundësi të identifikohemi me kompaninë tonë. Ne, marrim vendime afatgjata, të orientuara te fitimi, që të sigurojmë riparimin e makinerive, renovimin strukturor ose zgjerimin e mëtejmë e pronave të kompanisë dhe investime fitimprurëse.
Për ne është e rëndësishme të tregojmë ndjeshmëri për mjedisin. Nëpërmjet organizimit optimal dhe proceseve të punës, ne parandalojmë teprimet.
Për këtë qëllim punojmë edhe me partnerë rajonalë e të specializuar kurdoherë që kjo është e mundur. Ne, regjistrojmë në mënyrë sistematike dhe vlerësojmë bilancin ekologjik ashtu që të përpiqemi ta përmirësojmë atë në mënyrë të qëndrueshme dhe me objektiva të përshtatshme. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar që të respektojmë të gjitha kërkesat detyruese.
Duke ofruar një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve të brendshme dhe duke nxitur pavarësinë dhe kompetencën profesionale të punëtorëve tanë, ne përpiqemi për të ndjekur rrugë të shkurtra në marrjen e vendimeve dhe me fleksibilitet të nevojshëm në mënyrë që të sigurohen shërbime sa më efikase.
Burimet njerëzore janë në qendër të vëmendjes sonë. Si kompani shërbimesh, ne e dimë sa të rëndësishëm janë punëtorët tanë. Ne u ofrojmë atyre mbështetje maksimale në arritjen e synimeve të tyre, ashtu siç u ofrojmë një mjedis pune të këndshëm dhe atraktiv. Pavarësisht se sa të mëdhenj jemi, ne duam të ruajmë dhe të krijojmë atmosferën e një familjeje.
Ne, ofrojmë dhe garantojmë mbi cilësinë dhe kualitetin e shërbimeve/punimeve tona sipas asaj që mund të dakordohemi paraprakisht, respektivisht çmim/performancë. Ne, orvatemi të kryejmë punë të orientuara dhe të qëndrueshme nga klienti. Po ashtu, jemi të përkushtuar që të sigurojmë një proces të përmirësimit të vazhdueshëm.
Shëndeti dhe mirëqenia e punonjësve tanë janë shumë të rëndësishme për ne. Prandaj, i kushtojmë një rëndësi të veçantë parandalimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale. Ne angazhohemi të respektojmë të gjitha detyrimet ligjore dhe të tjera detyrime të detyrueshme që zbatohen në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë dhe t’i rishikojmë ato rregullisht. Ne krijojmë vende pune të sigurta dhe që promovojnë shëndetin përmes masave parandaluese, trajnimeve dhe përcaktimit të qartë të përgjegjësive në të gjitha nivelet. Udhëheqësit tanë kanë një rol shembullor në këtë drejtim. E drejta për pjesëmarrje sigurohet në të gjitha nivelet – ne promovojmë në mënyrë aktive dialogun, përfshirjen dhe përgjegjësinë personale të punonjësve tanë. Rreziqet identifikohen, vlerësohen dhe reduktohen në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme.
Qëllimi ynë është të integrojmë shëndetin dhe sigurinë në punë në të gjitha proceset e kompanisë, të sigurojmë përmbushjen e detyrimeve tona të detyrueshme dhe të përmirësojmë vazhdimisht sistemin tonë të menaxhimit.
MultiNet Communication është zgjedhja e parë e zgjidhjeve të integruara në sistemet zvicerane të telekomunikacionit.