Politika për privatësinë


Njoftim për Mbrojtjen e të Dhënave

Mbrojtja e të dhënave dhe siguria e të dhënave janë të rëndësishme për Multinet Communication AG (‘Multinet Communication’; ‘ne’). Ne trajtojmë të dhënat tuaja personale me përgjegjësi, në përputhje me dispozitat ligjore të zbatueshme dhe udhezimit ne fjale.

Informatat personale gjenerale

Informatat e kerkuara

Informatat e pranuara

Informatat e mbledhura

Marketingu

Ndarja e të dhënave

Nivel botëror

Përmbajtja rreth njoftimit per mbrojtjen e të dhënave

Me anë te këtij njoftmi për Mbrojtjen e Të Dhënave ju informojmë se si kerkohen dhe trajtohen të dhënat personale kur vizitoni faqen tonë të internetit www.multinetcom.ch (‘Web-Faqja’) ose faqet e mediave sociale, kur na kontaktoni ose kur përdorni shërbimet tona.
Ne përdorim ikona të privatësisë për mbrojtjen e të dhënave. Informacione të mëtejshme mbi ikonat e privatësisë mund të gjeni në privacy-icons.ch.

Përgjegjësit për Trajtimin e Të Dhënave

Për trajtimet e të dhënave të përshkruara në këtë njoftim për mbrojtjen e të dhënave, përgjegjëse është Multinet Communication.

Për pyetje ose nëse dëshironi të trajtoni të drejtat tuaja për mbrojtje të të dhënave, ju lutemi na kontaktoni në privacy@multinetcom.ch ose shkruani në: Multinet Communication AG, Mbrojtja e Të Dhënave, Siewerdtstrasse 95, 8050 Zürich.

Ju lutemi të keni parasysh që për trajtimin e të dhënave të klientëve (të dhëna mbi pronarët e ndërtesave ose personave të kontaktit te administrata e ndërtesave të përgjegjshme) përgjegjëse është kompania kontraktuese. Ju lutemi, në këtë rast, të konsultoheni gjithashtu edhe me departamentin për Mbrojtjen e Të Dhënave të kompanisë telekomunikuese të kontraktuar, që është partneri juaj kontraktual në lidhje me përdorimin e rrjetit FTTH.

Trajtimi i të Dhënave Personale në Komunikimin dhe Ofrimit e Shërbimeve

Ne mbledhim informatat qe ju i ofroni per ne, në rastet kur ju na kontaktoni, përdorni shërbimet tona ose aplikoni per punë tek ne.

Kjo në përgjithësi përfshin të dhëna personale, si emri dhe detajet e kontaktit, si dhe ndonjëherë informacione mbi pozitën ose rolin tuaj në organizatën prej të cilës na kontaktoni. Kur aplikoni për një pozite pune tek ne,ne mbeldhim CV dhe të dhëna të tjera mbi kualifikimet tuaja, të cilat na i dërgoni si pjesë e dosjes së aplikimit tuaj.

Ne gjithashtu trajtojmë të dhëna personale që marrim nga palë të treta. Kjo përfshin zakonisht të dhëna personale që marrim nga korespondenca ose takime me klientë, partnerë ose furnizues, për shembull emrin tuaj dhe informacion mbi rolin tuaj si punonjës te klientët, partnerët ose furnizuesit respektiv.

Në mënyrë për të arritur qëllimet e përcaktuara në këtë njoftim për mbrojtjen e të dhënave, gjithashtu mbledhim të dhëna personale të përgjithshme nga regjistra publike (për shembull, për të verifikuar autorizimin tuaj për nënshkrim).

Trajtimi i të Dhënave Personale në Emër të Kompanive Telekomunikuese

Multinet Communication kryen aktivitetin e ndërtimit të rrjetit telekomunikativ në Zvicër. Ne kryejmë këtë aktivitet si kompani totale për kompanitë telekomunikative.

Nëse komunikoni me ne ose përdorni shërbimet tona në lidhje me ndërtime të ndërtesave tuaja (ose ndërtesa që menaxhoni), ne trajtojmë të dhëna personale tuaja vetëm në emër dhe për qëllime të kompanisë telekomunikative të caktuar, që është partneri juaj kontraktual në lidhje me përdorimin e rrjetit FTTH. Kjo përfshin gjithashtu të dhëna personale (si emrin, të dhënat e kontaktit dhe të dhënat mbi ndërtesën relevante) që marrim nga bashkia juaj ose nga zyrat e regjistrimit të pronës, si dhe të dhëna personale që mbledhim vetë.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë ose dëshironi të trajtoni të drejtat tuaja për mbrojtje të të dhënave, ju lutemi të drejtoheni te kompania telekomunikative, që është partneri juaj kontraktual (ose partneri i pronarit të ndërtesës të caktuar).

Ofrimi dhe Përdorimi i Faqes sonë të Internetit

Përdorimi për Informim
Ju mund të informoheni në websajt rreth Multinet Communication dhe shërbimeve qe ne ofrojmë, pa e treguar identitetin tuaj.
Si çdo lidhje me një server të internetit, serveri ku websajti jone eshte i bazuar, regjistron automatikisht dhe ruan disa të dhëna teknike për një kohë të shkurtër. Kjo përfshin adresën IP dhe sistemin operativ të pajisjes tuaj, datën dhe kohën e përdorimit si dhe llojin e shfletuesit që përdorni për të qasur websajtin.

Analiza e Websajtit
Përdorim shërbime për analizë të websajtit (aktualisht Google Analytics) për të vlerësuar përdorimin e websajtit dhe për të marrë informacion për optimizimin e tij. Shërbimet per analizë te websajtit që përdorim mbledhin dhe ruajnë të dhëna të përdoruesve duke përdorur cookies. Para se të dërgohen në një server jashtë Zvicrës/BE/SEE, adresat IP të ankesave bëhen të përshtatshme. Për pasojë, ne nuk dërgojmë të dhëna personale tek ofruesit e shërbimeve të analizës së websajtit jashtë vendit.

Burime nga Websajte te tjera
Në Websajt, ne integrojmë burime nga serverë të jashtëm. Kjo përfshin përmbajtje të dukshme (video nga YouTube) si dhe burime teknike (reCAPTCHA). Kur këto përmbajtje ngarkohen, operatori i serverit të jashtëm merr adresën tuaj IP dhe/ose të dhëna të tjera të nevojshme për përdorimin e serverit të ofruesit të jashtëm.

Shënime mbi Përdorimin e Cookies
Ne përdorim cookies, etiketa dhe teknologji të ngjashme në Faqe. Cookies janë skedarë teksti që shkarkohen në kompjuterin tuaj ose pajisjen tuaj mobile kur vizitoni një Faqe ose përdorni një aplikacion. Cookies që përdorim janë të nevojshme për të shfaqur websajtin në mënyrën më të mirë dhe për të ofruar funksione të caktuara (si videot nga YouTube dhe vendosja e gjuhës).
Ju mund të komandoni shfletuesin tuaj të mos pranojë cookies ose t’ju pyesë për çdo cookie para se të vendoset një. Mund ta fshini gjithashtu cookies nga pajisja juaj duke përdorur funksionin e duhur në shfletuesin tuaj.

Për qfarë qellimesh ne procesojmë të dhënat e juaja personale?

Të dhënat tuaja personale i trajtojmë kryesisht për të ju informuar mbi ofertën tonë të shërbimeve dhe për të plotësuar detyrimet tona kontraktuale dhe ligjore për ofrimin, dokumentimin dhe faturimin e shërbimeve tona.
Përveç kësaj, trajtojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:

  • Përgjigje për kërkesat tuaja dhe komunikim me ju;
  • Ofrim dhe optimizim i Faqes;
  • Informim mbi zhvillimet e reja te Multinet Communication;
  • Trajtim i aplikimeve;
  • Plotësim i detyrimeve ligjore; dhe
  • Zbatim i të drejtave ligjore.

Ne kemi interes të arsyeshëm për trajtimin e të dhënave tuaja personale për qëllimet e përmendura. Disa trajtime janë gjithashtu të nevojshme për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale ndaj jush ose detyrimet tona ligjore (si detyrimet e ruajtjes).

Si ruajmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale?

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë dhe në masën që është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e përcaktuara në këtë njoftim për mbrojtjen e të dhënave ose për të përmbushur detyrimet ligjore.

Në interes të integritetit dhe konfidencialitetit të të dhënave tuaja personale, marrim masa teknike dhe organizative të përshtatshme. Në përputhje me vlerësimin tonë të rrezikut, veçanërisht kemi implementuar kontrollin e hyrjes, kontrollin e aksesit dhe procedurat e vlerësimit dhe vlerësimit të rregullt të efikasitetit të masave.

Me kë, ne i ndajme të dhënat e juaja personale:

Për të arritur qëllimet e përcaktuara në këtë njoftim për brojtjen e të dhënave, mund të jetë e nevojshme të ndajmë të dhënat tuaja personale me kompani të tjera. Këto janë kategoritë e mëposhtme të pranuesve:

  • Ofrues te jashtem te sherbimeve
  • Partnerë, furnizues dhe partnerë të tjerë biznesi (në kontekst të komunikimit dhe ofrimit të shërbimeve); dhe
  • Autoritete dhe gjykata (varësisht).

Vendndodhja e procesimit

Të dhënat tuaja personale ne i ruajmë dhe i trajtojmë kryesisht në Zvicër dhe në BE.

Megjithatë, mund të bëjmë edhe transmetime të të dhënave tuaja personale te pranuesit në vende jashtë Zvicrës ose BE-së (në nivel global). Këto transmetime të të dhënave në vende pa mbrojtje të mjaftueshme të të dhënave ndodhin në përputhje me klauzolat standarde të mbrojtjes së të dhënave ose me përjashtimet ligjore (p.sh. nevoja për përmbushjen e një kontrate).

Të Drejtat Tuaja në lidhje me informatat tuaja personale

Ju keni të drejtat si ne vijim në lidhje me të dhënat tuaja personale:

  • Të drejta për të marrë informacion mbi të dhënat personale që ruajmë për ju dhe mbi mënyrën se si i trajtojmë ato;
  • Të drejta për të kërkuar kopjen tuaj të të dhënave personale në një format të zakonshëm ose për t’i transferuar ato;
  • Të drejta për korrigjimin e të dhënave tuaja personale;
  • Të drejta për fshirjen e të dhënave tuaja personale; dhe
  • Të drejta për të kundërshtuar trajtimet e të dhënave tuaja personale.

Ju lutemi të keni parasysh se për këto të drejta zbatohen kushtet dhe përjashtimet ligjore. Në masën e lejuar nga ligji, mund të refuzojmë kërkesën tuaj për zbatimin e këtyre të drejtave. Ju keni gjithashtu të drejtën të paraqisni ankesë te Komisioneri Zvicëran për Mbrojtjen e Të Dhënave dhe Publikun (EDÖB).

Si mund të ndryshojmë këtë Njoftim për Mbrojtjen e Të Dhënave

Ne mund ta ndryshojmë këtë njoftim për mbrojtjen e të dhënave në çdo kohë, veçanërisht nëse ndryshojmë trajtimet tona të të dhënave ose kur hyjnë në fuqi rregullore të reja. Versioni i ofruar ne websajt aplikohet ne cdo rast.